Ndarja nga Basha dhe lëvizja e re politike, Alibeaj zbulon planin e grupimit të ri

16 Shtator 2024 | 15:28

Enkelejd Alibeaj nuk e përjashtoi krijimin e një partie të re politike pasi 2 ditë më parë bashkë me 4 deputetë të opozitës lajmëruan krijimin e një grupimi të ri në parlament që mendo ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Alibeaj tha se 3 vitet e debatit të fundit brenda PD treguan se opozita është larguar nga nevojat e publikut dhe kjo shpjegon sipas tij bjerrjen e mbështetjes së publikut.

“Opozita në tërësi me sa duket ka një lloj distancimi nga nevojat e publikut, ndaj këto tre vite brenda betejës së brendshme në PD e sollën këtë bjerrje, mungesë mbështetjeje të publikut. Çfarë na bën bashkë? Çështje të së shkuarës, së tashmes por edhe të së ardhmes. Kemi mbajtur qëndrime të qarta në mbështetje të drejtësisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ne na bashkon një qëndrim ndryshe nga segmenti opozitar nën Sali Berishën, se ka ndjekur një trajektore të vetën duke i shpallur luftë drejtësisë dhe bëjnë marrëveshje për të mbyllur listat për shqiptarët”, tha mes të tjerash Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026