Takimi i Ramës me gjeneralin Cavoli, Ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO

18 Shtator 2024 | 11:06

Kryeministri Edi Rama është takuar të martën me komandantin e komandës Evropiane të SHBA njëherazi dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë, gjeneralin Christopher Cavoli.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Ambasadës Amerikane në platformën “X”. Në postim thuhet se ky takim ka theksuar lidhjet e forta të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë duke përfshirë rolin vendimtar të Shqipërisë në NATO.

Gjithashtu theksohet se përpjekjet e përbashkëta ushtarake janë jetike për rajonin.

“Komandanti i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë (SACEUR), gjenerali Christopher Cavoli u takua dje me kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke përfshirë rolin vendimtar të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për promovimin e paqes në rajon dhe më gjerë”,-thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026