“Vajtojmë humbjen e mikut tonë”, EPP mesazh ngushëllues për vdekjen e Gerti Bogdanit

19 Shtator 2024 | 18:13

Partia Popullore Europiane dhe Forumi Rinor i saj kanë reaguar përmes një mesazhi ngushëllues ndaj humbjes së të ndjerit, Gerti Bogdani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike humbi jetën të mërkurën nga një arrest kardiak, në ambientet e një lokali ku po konsumonte kafen me miqtë e tij.

Mesazhi i Partisë Popullore Europiane(EPP) ishte ky:

“Vajtojmë humbjen e papritur të mikut tonë të PDSH-së Gerti Bogdani, i cili ka qenë shumë aktiv në familjen e PPE.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e tij.

Pusho në paqe i dashur Gerti!”

Mesazhi ngushëllues i Forumit Rinor të EPP ishte ky:

“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, i cili u largua nga ne më 18 shtator në moshën 44-vjeçare.

Gerti ishte një drejtues i përkushtuar dhe një figurë domethënëse në komunitetin tonë, pasi ka shërbyer si ish-kryetar i FRPD Albania dhe ish-sekretar ndërkombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mandati i tij i jashtëzakonshëm si President i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve të Rinj (IYDU) shënoi gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në rrjetin tonë global.

Pasioni, vizioni dhe përkushtimi i Gertit për punën dhe komunitetin e tij do të mbahet mend dhe do të vlerësohet. Mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë dhe të gjithë ata që patën privilegjin ta njihnin dhe të punonin me të.

U prefsh ne paqe Gerti.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026