PD përgatit padinë për Fatmir Xhafaj, i kërkon SPAK të nisë hetimin pasuror
Grupi parlamentar i PD po përgatit një padi për në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt. Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania nga gazetari Ardit Hoxha, grupi i PD janë shprehur se Xhafaj është subjekt i ligjit antimafia dhe ndaj tij do kërkohet hetim pasuror.
Gjithashtu sipas gazetarit Hoxha demokratët e akuzojnë Xhafajn për falsifikim, pengim i se vërtetës dhe shpërdorim detyre.
“Në ambientet e selisë demokratike janë të katër nënkryetarët bashkë me sekretarin e përgjithshëm dhe disa prej deputetëve së bashku me zotin Salianji. Ata janë duke diskutuar ndaj një padie ndaj zotit Fatmir Xhafaj. Kjo padi është vijim i një denoncimi që zoti Salianji bëri vetëm pak ditë më parë ku ka kërkuar që për zotin Xhafaj të merren masa nga Prokuroria e Posaçme që të nisë një hetim pasuror, pasi sipas tij dhe avokatëve të zotit Salianji, ka indicie dhe prova të mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet”,-tha gazetari Hoxha.
Ndërkohë mbetet për tu parë nëse kërkesë-padia do depozitohet brenda ditës së sotme, apo zoti Salianji vetëm do mund ta firmosë këtë kërkesë-padi e ajo të depozitohet në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve