Kush pritet të jetë drejtuesi i ri i KFOR në Kosovë
Kreu i ri i KFOR-it pritet të jetë italian, i cili do të zëvendësojë gjeneralin nga Turqia, Ozkan Ulutaş.
NATO ka konfirmuar raportet e mediave se kush do të zëvendësojë komandantin aktual të KFOR-it kur të përfundojë mandati i tij.
Gjeneral-major Ozkan Ulutaş do të largohet nga posti i tij më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneral-major Enrico Barduani nga Italia, thuhet në njoftim.
Emri i Barduanit u lakua që në korrik, kur ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gashić, u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura italiane, admiralin Giuseppe Cavo Dragone.
“Ai shprehu dëshirën që gjeneral-major Enrico Barduani, me marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it, të ketë bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyer me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq”, njoftuan mediat në Beograd.
Në njoftim thuhet se KFOR-i jep një kontribut kyç për stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar “një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjitha komunitetet dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme”.
“Gjatë mandatit të tij, gjeneral-major Ulutaş vendosi marrëdhënie të ngushta me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe komunitetin ndërkombëtar, përfshirë misionet e BE-së, OSBE-së dhe OKB-së”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest