PL deklaratë për dënimin e Salianjit: Më 6 tetor të tregojmë se populli s’dorëzohet

27 Shtator 2024 | 15:03

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj dënimit të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e cilësuar këtë vendim si një hakmarrje politike dhe një goditje të pluralizmit në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratën e dhënë akuzoi qeverinë dhe sistemin e drejtësisë si të kontrolluar nga interesat kriminale.

Blushi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 6 tetorit, që opozita pritet të organizojë kundër vendimit për dënimin e deputetit demokrat.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhëruar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbërisht nga togat e zeza të “pushkatimit” të opozitës në sistemin e drejtësisë faktoi para të gjithë shqiptarëve se jo vetëm SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarët e Ramaformës nuk janë gjë tjetër veçse “vrasës me pagesë” në shërbim të Narkoshtetit, për të asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinë.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

Është një standard i papranueshëm dhe i urryer për çdo vend demokratik të dënosh me burg një deputet të opozitës vetëm përse denoncon vëllain trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, ndërkohë që Edi Rama është faktuar se korruptoi zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal dhe pret në zyrën e tij përfaqësuesit e karteleve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, Sinaloas e Ndranghetas dhe në anën tjetër pronari faktik i inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur në flagrancë, vijon me firmë të kundraligjshme dhe i pashqetësuar nga “drejtësia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë...
19:15 | 23/06/2026

Sot dita e 24-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Kjo e martë shënon ditën e 24-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë në...
19:13 | 23/06/2026

Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë

Policia Kufitare e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë këtë të martë pasdite në Velipojë një shtetasi që kishte mbetur në det si pasojë e...
18:57 | 23/06/2026