Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar i zemëruar ndaj lajmeve se anëtarësimi i vendit të tij në BE do të hasë një pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.
Hristijan Mickoski ka deklaruar se BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.
Komentet e tij erdhën pas lajmit se Brukseli kishte vendosur të avanconte procesin me Shqipërinë, veçmas nga Maqedonia e Veriut.
BE i nisi bisedimet e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit në 2022-shin, por përpjekja e Shkupit u bllokua nga përplasja me Bullgarinë për historinë, gjuhën dhe kulturën.
Për të tejkaluar ngërçin, ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.
Në fjalimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “në kufijtë e ekzistencës”.
“Nga partnerët tanë evropianë dhe strategjikë ne presim mirëkuptim dhe një proces të drejtë e të lirë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona të pasqyruara në dokumentin e Kushtetutës”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Rruga evropiane e vendit u bllokua disa vite më parë edhe nga Greqia, për shkak të përplasjeve mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore. Kontesti u zgjidh në 2018-n me Maqedoninë që ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh