“Nuk do ketë marrëdhënie me Kuvendin”, Bardhi: Respektojmë vendimin e Salianjit

27 Shtator 2024 | 16:32

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi tha se vendimi ndaj Salianjit ishte politik i marrë me urdhër të Ramës.

Për këtë arsye, ai paralajmëroi ngujimin e deputetëve në seli, por vete Salianji ka vendosur të dorëzohet dhe hapi i radhës për opozitën është ndërprerja e marrëdhënieve me kuvendin.

Bardhi tha se opozita do të vijojë aksionin opozitar, ku tha se më datë 6 tetor pritet të mbahet protesta e parë, por shtoi se kundërshtimi i këtij vendimi do të vijojë me mosbindjen civile në çdo rrugë e shesh.

“Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ndaj kësaj padrejtësie është se ne nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet t’i nënshtrohemi. Për këtë arsye, qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve të grupit parlamentar ka qenë kërkesa ndaj kolegut Salianji që të mos e zbatojë vendimin politik të Edi Ramës, të firmosur nga tre gjyqtarët e Apelit.

Sot është dënuar çdo anëtar i grupit të PD, çdo anëtar i Partisë Demokratike dhe çdo qytetar i Shqipërisë që ka vendosur të jetojë në këtë vend dhe të luftojë më të mirën për veten dhe familjen”, tha mes të tjerash Bardhi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet...
17:00 | 23/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Letër e hapur Ramës, Koçeku: Shqiptarët nuk frymëzohen më nga politika e vjetër

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në mesazhin e saj, ajo shpreh...
16:07 | 23/06/2026