Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas 3 muajsh fqinji 29-vjeçar
29-vjeçari Enea Thomaraj ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan ndodhur më 14 korrik 2024.
Ai pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.
Kujtojmë se 29-vjeçari mbeti i plagosur aksidentalisht nga shpërthimi i tritolit pasi nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa shënjestër kanë qenë dy motrat Nikolli, fiqnjet e të riut.
Sipas hetimeve të policisë 3 muaj më parë, shënjestër e atentatit me tritol në pallat ishin pikërisht motrat Alda dhe Xhovana Nikolli.
Kjo e fundit ka dalë në media dhe rrjete sociale duke akuzuar Nuredin Dumanin si autorin që fshihet prapa vendosjes së tritolit. Sipas Xhovanës, motra e saj Alda ka qenë më parë në një lidhje romantike me Nuredin Dumanin.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 18:48 Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës