Kujtoi se gjeti punë në Moskë, indiani përfundon në frontin e luftës

7 Tetor 2024 | 08:36

Një burrë nga Kashmiri, Azad Yousuf Kumar, ka rrëfyer përvojën e tij  pas një mashtrimi për një ofertë pune në Moskë, e cila e çoi atë në frontin e luftës në Ukrainë.

Kumar, 32 vjeç, u bashkua me disa bashkëkombës të tjerë në këtë aventurë, duke nënshkruar një kontratë në rusisht, pa e kuptuar përmbajtjen.

Pas mbërritjes në Moskë, indiani dhe shokët e tij u dërguan për trajnim ushtarak dhe më pas në zonat e luftës, ku punuan për të hapur llogore dhe ndërtuar bunkerë, pa ushqim dhe ujë të mjaftueshëm.

Familja e tij në Kashmir, e shqetësuar për fatin e tij dhe kërkoi ndihmë nga autoritetet indiane.

Kryeministri Narendra Modi thuhet se e ngriti këtë çështje gjatë një takimi me Presidentin Vladimir Putin.

Pas një periudhe të gjatë pritjeje, Kumar dhe 34 të tjerë u kthyen në atdhe, por ai thekson se shumë indianë të tjerë që u mashtruan ende ndodhen në situata të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026