Monitorimi i protestës së opozitës, Avokati i Popullit ngre grupe pune në Tiranë
Institucioni i Avokatit të Popullit i ka bërë apel qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të protestojnë paqësisht në aksionin e sotëm opozitar, të thirrur nga Partia Demokratike, në orën 18:00.
Në një njoftim zyrtar, Avokati i Popullit theksoi se, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare.
Për këtë qëllim, janë ngritur pesë grupe monitorimi që do të ndjekin zhvillimet nga afër në zonat e protestës, një grup tjetër do të monitorojë ngjarjet në kohë reale për mediat.
Kurse pas protestës, katër grupe do të jenë prezentë në komisariatet e Policisë për të siguruar mbikëqyrjen e të drejtave të qytetarëve që mund të shoqërohen.
Deklarata e Avokatit të Popullit:
“Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave e lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet nga opozita në Tiranë. Në këtë kuadër, do të qëndrojnë pesë grupe monitorimi që do të ndjekin zhvillimet nga afër në zonat ku do të zhvillohet protesta. Një grup tjetër monitorimi është ngarkuar me monitorimin live për mediat, për të ndjekur ecurinë e ngjarjeve në kohë reale. Ndërkohë, katër grupe monitorimi pas protestës do të jenë prezentë në komisariatet e Policisë për të siguruar mbikëqyrjen e të drejtave të qytetarëve që mund të shoqërohen pas protestës.
Institucioni i Avokatit të Popullit thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore, sipas Kushtetutës dhe Konventës për të Drejtat e Njeriut. Çdo qytetar ka të drejtën të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim për të siguruar një protestë paqësore.
Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse të veprojnë me përgjegjësi për të garantuar rendin dhe sigurinë. Gjithashtu, ju bëjmë thirrje protestuesve të demonstrojnë paqësisht; e drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.”
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë
- 09:47 Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet ishullin Kyushu në Japoni, lëshohet paralajmërim për cunami