Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave
Ka nisur sot viti i ri akademik për 20 mijë studentë. Degët e mjekësisë dhe IT ishin më të preferuarat, kuotat e të cilave u ezauruan që në raundin e parë. Por nga ana tjetër të tjera rrezikojnë mbylljen.
Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kimia, fizika kanë vetëm nga 5 të regjistruar ndërkohë që dhe matematika nuk është në shifrat më të mira, duke qenë me vetëm 23 studentë. Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit.
Ajo që del në pah është rënia e numrit të të rinjve që zgjedhin degët si Gjuhë-Letërsi. Ende ka 65 kuota të lira, nga 120. Gjeografia, gjuhët e huaja, filozofi, punë sociale dhe psikologji, kanë ende gjysmë kuota të lira.
Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.
Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos në shtesë finalen dramatike ndaj Argjentinës
Tifozi argjentinas në fan zonën e Tiranës: Luajmë me gjak për fanellën, besoj te Messi dhe Martinez
Finalja e Botërorit, Alliu: Spanja mund ta çmontojë Argjentinën pas golit të parë
- 11:26 Kryeministri Magyar fton shahisten Judit Polgar të bëhet presidente e Hungarisë
- 11:22 Ndryshimet në Kodin Civil, Balla: Një tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së
- 11:01 Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm, arrestohen 3 persona
- 10:52 Gjyqi “Partizani”, ish-presidenti Topi paraqitet në Gjykatën e Posaçme për të dëshmuar (VIDEO)
- 10:37 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, Gjykata cakton masën ‘arrest në shtëpi’ për 3 personat e përfshirë në konflikt
- 10:36 Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut