“MAFIA=Make Albania Free again”, protestuesit me pankarta para Kryeministrisë

7 Tetor 2024 | 18:38

Mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar këtë të hënë të 7 tetorit protestës së thirrur nga opozita. Me pankarta të shumta në duar ata janë drejtuar drejt sheshit Skënderbej dhe në selinë e Partisë Demokratike.

Të pyëtur nga gazetarët e Euroneës Albania nëse do ketë hedhje të lëndëve piroteknike, qytetarët as e pohuan dhe as e mohuan një gjë të tillë.

“MAFIA”= Make Albania Free Again (Kthejini lirinë Shqipërisë)  ishte parrulla  kryesore me të cilën protestuesit nisën marrshimin drejt Kryeministrisë

Protestuesit u nisën drejt kryeministrisë ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrime si: “Rama brand name in corrupsion”, ““Suksesi” i Ramës gjithë populli emigrant”, “Edi Rama me dy qeveri: Një në burg një në Kryeministri, “Vjedhje full-time, qeverisje part-time”.

Për mbarëvajtjen e saj dhe garantimin e sigurisë, policia pritet që të aktivizojë në terren rreth 1 mijë e 200 forca.

Kjo masë vjen pasi organizatorët kanë paralajmëruar se gjatë protestës do të synohet të bllokohen disa akse rrugore.

Opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara Kryeministrisë. Se cilët janë skenarët e kësaj proteste, pritet të mësohen në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026