Kasanof në rajon: SHBA mbështet sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Bosnjës
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht tërësinë tokësore sovranitetin dhe karakterin shumetnik të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe sulmet ndaj marrëveshjes së Dejtonit dhe thirrjet për shkëputje nga udhëheqësi i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik janë të papërgjegjshme.
Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në Bosnjë në fillim të një vizite në rajon, gjatë së cilës pritet të qëndrojë në Serbi dhe në Kosovë, shkruan VOA.
Kasanof tha se rruga e ndjekur nga presidenti i entitetit serb “është një qorrsokak i rrezikshëm për Bosnjën dhe e vë në rrezik të ardhmen e Republikës Serbe”.
Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet, duke përfshirë sanksionet, për të mbajtur përgjegjës ata që kërcënojnë ose provojnë të dëmtojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit si dhe shtetin e Bosnjës dhe institucionet e saj”.
Presidenti pro-rus i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili prej kohësh kërkon shkëputjen e këtij entiteti nga Bosnja, tashmë është nën sanksionet e amerikane dhe britanike.
Shtetet e Bashkuara thonë se Dodiku ka dëmtuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995, që la pas vets mbi 100,000 të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Në përfundim të luftës Bosnja u nda në dy rajone autonome, Republikën Serbe dhe Federatën Boshnjako-Kroate, të lidhura nëpërmjet një qeverie të dobët qendrore në Sarajevë.
I dërguari amerikan pritet që të mërkurën të takohet në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa në Kosovë, sipas zyrtarëve të ambasadës amerikane, pritet të takohet me zyrtarë të qeverisë, udhëheqës të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë që kur mori detyrën, të cilën deri në muajin maj e mbante diplomati Gabriel Escobar.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur