“Mos kaloni më nga PS”, Karamuço “paralajmëron” opozitarët, Boçi: Pse shkakton panik

8 Tetor 2024 | 22:43

Eksperti kriminalist, Ervin Karamuço ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku ka analizuar protestës e mbajtur ditën e djeshme nga opozita.

Ai tha se demokratët do duhet ta shmangin shkuarjen e protestuesve në Selinë e Partisë socialiste, pasi sipas një analize risku që ai bëri, kjo mund të shkaktonte një situatë e cila do ishte e vështirë për tu menaxhuar pasi militantët e Partisë Socialiste dhe militantët e opozitës mund të përplaseshin me njëri- tjetrin.

“Ka një skenarë që mund të realizohet në protestat e ardhshme të Partisë Demokratike. Nëse protestuesit do kalojnë sërish në të njëjtin itenerar si ai i ditës së djeshme, anëtarë të Partisë Socialiste mund të vendosen brenda selisë dhe mund ti presin këta ashtu siç priten ata që sulmojnë shtëpinë e tjetrit, dhe mund të ketë përplasje mes protestuesve. Kjo do ishte gjëja më e rëndë që edhe vetë policia nuk do mundet dot ta neutralizojë e ta menaxhojë si një përplasje në rrugë. Në rrugë është një përplasje tjetër se ajo e planifgikuar në një vend për miting. Kjo është një element risku nëse sulmohet selia e PS.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se Karamuço e dramatizoi situatën dhe nuk duhet të bëjë një analizë risku.

Pjesë nga debati në studio

Luçiano Boçi: Nuk jemi në analizë risku, por në analizë të asaj që ndodhi.

Ervin Karamuço: Analiza e riskut bëhet. Mos kaloni më nga Partia Socialiste sepse mund të përballeni edhe me këtë gjë.

Luçiano Boçi: Ju nuk e dini fare çdo bëjmë ne? Pse stimuloni konflikt kot? Se ti po u thua njerëzve të mblidhen te PS-ja e në rast se ne shkojmë ata të sulmojnë. Nuk mund të funksionojmë me fantazi këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026