“Mos e quani mosbindje civile”, debat i fortë mes Luçiano Boçit dhe Arjan Currit

8 Tetor 2024 | 22:02

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Ajran Curri ishin këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku kanë komentuar protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita.

Sipas Currit protesta e ditës së djeshme dështoi, ai tha se pjesë e këtij dështimi ishte se opozita ka zëvendësuar bandat me fëmijë të cilët shkuan të protestonin.

Deputeti demokrat nga ana tjetër tha se mosbindja civile nuk është vetëm një ditë e nuk mund të dilet më rezultat konkret në një ditë të vetme.

Pjesë nga debati në studio:

Luçiano Boçi: Mosbindja civile nuk është ndeshja e parë dhe e fundit që realizohet dhe do dalësh më një rezultat konkret. Mosbindja civile janë akte të mosbindjes civile të mos respektimit të ligjit dhe të rregullit

Arjan Curri: Nuk ishte mosbindje civile ajo dje, ajo ishte një protestë politike. Rezistencë paqësore. Mos e quani mosbindje civile. Se nuk është e tillë.

Luçiano Boçi: Përderisa thua se në Shqipëri pushteti ka bandat, paratë e të gjitha, ti thua të bëjmë mosbindje civile në mënyrë klasike?

Arjan Curri: Jo nuk jam për këtë. Opozita ka thjesht pak forca dhe pak lekë.

Luçiano Boçi: Opozita këto armë ka, këto element dhe këtu është detyruar të shkojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026