Dhuna e motrave Berisha ndaj Klea Prengës, del ekspertiza: Ka dëme të pariparueshme
Blogerja Klea Prenga e cila u dhunua nga motrat Antonela dhe Marinela Berisha sipas Institutit të Mjekësisë Ligjor rezulton se të resë i janë shkaktuar dëmtime të pariparueshme dhe të përhershme, të cilat klasifikohen në kategorinë e dëmtimeve të rënda trupore.
Në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se e reja në momentin që është paraqitur pranë IML ka qenë e ngarkuar emocionalisht, ndërsa kohët e fundit është mbyllur në vetvete duke kufizuar daljet në publik dhe nuk frekuenton ambientet e dikurshme për shkak të kompleksit të krijuar nga pamja e jashtme.
Gjithashtu për shkak të kësaj situate ka humbur edhe punën si blogere. Aktualisht ka mpirje të anës së djathtë të fytyrës dhe buzës.
Ngjarja ka nodhur në gusht teksa Klea Prenga ishte duke darkuar me mikeshat e saj në një nga restorantete e kryeqytetit. Dy motrat Berisha i janë afruar dhe e kanë goditur me sende të forta në fytyrë.
Shkak i dhunës dyshohet se është bërë lidhja jashtëmartesore e bashkëshortit të Marinelës me Klea Prengën, por kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ky sulm motra Berisha vijojnë të jenë ende në arrati dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë