Vota e diasporës, Celibashi zbulon kur nis aplikimi në platformën për emigrantët
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisioni Barometri në Euronews Albania se duke nisur nga 11 janar nisin aplikimet në platformën për emigrantët për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e përgjithshme.
Kryekomisioneri theksoi se emigrantët kanë gati 60 ditë në dispozicion për të kryer regjistrimin, pasi 63 ditë para zgjedhjeve KQZ duhet të publikojë listën përfundimtare të zgjedhësve.
“11 janari është afati i fundit për ne si institucion që duhet të kemi gati platformën për emigrantët. Që nga ai moment ata janë në gjendje të aplikojnë. Kanë 60 ditë në dispozicion, por edhe ato ditë nuk janë të plota sepse 63 ditë para datës së zgjedhjeve komisioneri duhet të publikojë listën paraprake të zgjedhësve. Pas kësaj periudhe, pasi shpallet lista përfundimtare e atyre që do të votojnë jashtë vendit dhe dikush nuk e gjen emrin në listë, ka të drejtën e ankimit në gjykatë deri 7 ditë para ditës së zgjedhjeve. Për votuesit është shumë e rëndësishme që 120 ditë para datës së zgjedhjeve kanë mundësi të aplikojnë dhe kanë gati 60 ditë për t’u regjistruar”, shpjegoi Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk