“Xhaminë dua ta hap me ty”, Rama kujton bisedën e parë me Erdogan: Sot erdhi dita…

10 Tetor 2024 | 15:26

Në përfundim të konferencës  së përbashkët me presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Edi Rama tha se tashmë ka ardhur koha për të inauguruar xhaminë e Namaszgjasë, inaugurimi i të cilës u shty ndër vite ndonëse punimet kishin kohë që kishin përfunduar.

Rama tha se hapja e kësaj xhamie do jetë një gëzim i veçantë për besimtarët mysliman e gjithashtu edhe për presidentin Erdogan, i cili sipas Ramës në çdo rast takimesh të mëparshëm ka qenë i vëmendshëm e këmbëngulës për të arritur këtë ditë.

Mes të tjerave kryeministri Rama kujtoi momentin e parë kur projekti fillestar i xhamisë i është paraqitur dhe tha se në atë kohë Erdogan i ka thënë “projektin po ta lë ty si do duket dhe xhaminë dua ta hap me ty”.

“Ju siguroj që pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi dhe fillon një pjesë tjetër. Unë jam i bindur se për ju do jetë një gëzim i posaçëm, sepse ju jo vetëm ishit zëri i komunitetit besimtar mysliman Shqiptar, përpara komunitetit mysliman turk, duke garantuar mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e xhamisë së madhe, por keni qenë në çdo rast shumë i vëmendshëm dhe këmbëngul për të parë këtë ditë sot.

Jam i bindur se ju në Turqi keni xhami shumë të bukura, por ajo xhami që do të shihni sot o të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët modern. Pa diskutim që kjo është në radhë të parë merita juaj. Kur jemi takuar për herë të parë, kur unë isha kryeministër i sapozgjedhur në Shqipëri, ju më dhatë projektin e vëllazërisë shqiptaro-turke.

Unë kisha vërejtje për projektin dhe ju më thatë projektin po ta lë ty si do duket dhe xhaminë dua ta hap me ty. Pas pak unë do vijë t’ju shoqëroj me shumë kënaqësi dhe shumë i nderuar, sepse të gjitha ikin, por shtëpitë e besimit, mbeten, kur edhe emrat tanë, përveç tuajit, harrohen”,-tha kryeministri Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026