Begaj iu ankua Erdogan për zyrën e vogël, Manjani: Të dorëzojë çelësat, na turpëroi
Juristi Ylli Manjani tha në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se veprimi i presidentit Bajram Begaj, i cili “u ankua për zyrën” përballë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, ishte një veprim i papranueshëm për kreun e një shteti.
Me tone të ashpra Manjani tha se Shqipëria e Begajt dhe Ramës, i ngjan më shumë Shqipërisë së Hamza Kastriotit, ndërsa shtoi se për sa kohë Begaj e shikon të pamjaftueshme zyrën e presidencës, atëherë le të ikë nga ajo zyrë e nga ai post.
“Shqipëria e Bajram dhe e Edi Ramës ngjan shumë më Shqipërinë e Hamza Kastriotit. Unë nuk kam gjë me presidentin Erdogan ai është i mirë apo i keq për vendin e tij. Janë turqit ata që e vlerësojnë se si është presidenti i tyre.
Por për turp e faqe të zezë ne kemi një president, që është kryetari i shtetit tim dhe më dhemb shumë e më dhemb jashtë mase kur e dëgjoj që flet e thotë që s’i del zyra. Të qërohet nga ajo zyrë ta lërë që sot. Një burrë shteti që ti ngjisë fjala, nëse nuk i pëlqen ajo zyrë që për më tepër ia kanë bërë italianët, të dalë nga ajo zyrë sonte. Se nuk mund të jetë kryetari i shtetit tim ai”,-tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 09:30 Ndërhyhet nga ajri me helikopter për shuarjen e zjarrit në malin e Shëngjinit, ulet intensiteti i flakëve
- 09:29 Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona
- 09:20 Rusia njofton pushtimin e Kostiandinivkës: Kemi kontrollin e plotë të qytetit
- 09:15 Rajoni i Shën Petersburgut goditet nga disa sulme me dronë ukrainas
- 09:13 Taylor Swift dhe Travis Kelce martohen në Madison Square Garden të New Yorkut
- 09:07 Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Michigan, dy viktima dhe një i plagosur