Liga e Kombeve | “Paqe” në Itali-Belgjikë, Anglia dorëzohet përballë Greqisë
11 Tetor 2024 |
10:30
Kryendeshja e së enjtes në Ligën e Kombeve mes Italisë dhe Belgjikës është mbyllur pa fitues, me skuadrat që ndanë pikët. Një barazim 2-2, edhe pse axurrët shënuan të parët, madje duke gjetur avantazhin e dyfishtë, por një karton i kuq bëri që “djajtë” të fitonin terren dhe të barazonin sfidën.
Anglia ishte padyshim dështimi i mbrëmjes, pasi u mposht nga Greqia në shtëpi. Në Uembli, kombëtarja helene luajti si e barabartë ndaj 3 luanëve, ndaj të cilëve fitoi 1-2. Franca nuk hasi probleme ndaj Izraelit, duke shënuar plot 4 herë në portën e tyre. Pa Mbappen në fushë, trikolorët nuk e diskutuan fitoren, duke grumbulluar kështu 6 pikë në grup.
Mbrëmjen e së enjtes, fitore regjistruan edhe Norvegjia, Austria dhe Irlanda.
Lajme të Sugjeruara
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM), me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, kanë nisur sulme të tjera ndaj Iranit, me qëllim dobësimin...
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë