Brenda kampit të refugjatëve në Shëngjin, kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë

11 Tetor 2024 | 11:08

Kampi i reugjatëve në Shëngjin, ku sipas autoriteteve italiane kanë përfunduar punimet, do të mirëpresë emigrantët e parë në ditët në vijim, pa u përcaktuar saktësisht data e mbërritjes së tyre.

Sa i përket ambienteve në qendrën pritëse, gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi tha se pritet të akomodojë rreth 3 mijë emigrantë, të cilët do të qëndrojnë në atë qendër rreth 48 orë.

Pas kësaj këta emigrantë do të zhvendosen në Gjadër, ku aty do të vijojnë me akomodimin e plotë.

Gjatë 48 orëve që këta emigrantë do të qëndrojnë në kampin e Shëngjinit, ata do të kenë mudësinë të kryejnë disa vizita apo shërbime  shëndetësore paraprakisht.

Gazetarja sqaroi se ende nuk është vendosur një datë fikse për mbërritjen e tyre, por autoritetet italiane kanë pohuar jashtë kamerave se çdo gjë nga ana infrastrukturore është gati.

Ajo çka e ka shtyrë këtë marrëveshje për finalizim është zvarritja e afateve, ku fillimisht është thënë se emigrantët do të mbërrin në nisje të muajit maj, më pas në muajin gusht dhe vijoi me fillimin e muajit tetor.

Shkak për shtyrjen e këtyre afateve mësohet të ketë qenë vonesa në përfundimin e ndërtimit të godinave në këtë kamp.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026