Anglia merr fitoren e tretë, kreu i grupit i takon Greqisë, Austria “spektakël”

14 Tetor 2024 | 09:38

Anglia ka shkuar në kuotën e 9 pikëve në grupin 2 të Ligës së Kombeve, por kjo nuk do të thotë që 3 luanët kryesojnë, pasi ekipi që ka bërë më mirë se ata, e madje duke e mposhtur në ndeshje direkte, është Greqia. Helenët kryesojnë me 12 pikë pas 4 ndeshjesh, duke u kthyer në surprizën e këtij edicioni, të paktën deri më tani.

Mbrëmjen e së dielës, Le Carsley mori fitoren e tretë si trajner i ekipit A, ndërsa mposhtën Finlandën. Grealish, TAA (Trent Alexander-Arnold) dhe Rice ishin autorët e golave, me Hoskonsen që shënoi për vendësit, duke vulosur rezultatin 1-3. Greqia mposhti Irlandën me golat e Bakasetas dhe Mantalos, duke hipotekuar triumfin numër 4 me një rekord golash, 9 të shënuar e 1 të pësuar.

Spektakli i mbrëmjes mban emrin e Austrisë, e cila shpartalloi Norvegjinë e Haaland në shifrat 5-1. Një përballje e dominuar plotësisht, me vendësit që gjetën golin e parë me Arnautovic, por nordikët barazuan në fraksionin e parë me Sorloth. Pjesa e dytë do të kthehej në festival për austriakët, ku kapiteni Arnautovic dyfishoi, e më pas me radhë shënuan Lienhart, Posch dhe Gregoritsch. Me këtë triumf të Austrisë, në grupin E shkon në kuotën e 7 pikëve, aq sa dhe Sllovenia e Norvegjia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026