“Nuk ndryshoj mendim çdo javë”, Qori: Kundër bashkëpunimit me Lapaj dhe Shabanin
Arlind Qori kryetari i Lëvzjes Bashkë, ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku u pyet nëse kishte ndryshuar mendim lidhur me krijimin e një koalicioni të mundshëm me Nismën Thurje apo me Shqipëria Bëhet.
Ai tha se nuk shquhet si një njeri që ndryshon mendim çdo javë, ndërsa shpjegoi se përse ky bashkëpunim me këto forca politike të drejtuara nga Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj për të nuk është i mundur.
“Unë nuk shquhem si njeri që ndryshoj mendje çdo javë. Dua të bëj një arsyetim më të gjerë. Këtu po bëhen shumë parti opozitare dhe ka vetëm një parti që qeverisë, për mua problemi është që partia që qeveris, ka shumë vite që qeveris e vetme dhe nuk ka asnjë parti në kualicion. Ky është një nga problemet kryesore, se kemi një parti që ka një pushtet që e projekton pushtetin deri sa Edi Rama të jetë gjallë.
Për mua pluralizimi opozitar më duket vlerë. Sepse verisoni të kalojmë nga monizmi në dypartitizëm, për mua ëhstë vdekje e politikës, vdekje e mundësive politike dhe e nevojës për t’u përfaqësuar. Kur vjen puna te opozita, problemi për mua është se partitë e sotme, mund të ndahen në tre rryma.
Janë partitë e djathta, si ajo e Berishës, e zotit Basha, e Alibeajt, e zotit Shehaj që kanë pikëpamje ideopolitike të djathta. Ata duhet të gjejnë gjuhën me njëri-tjetrin.
Ka një model të dytë partish, që janë përtej të majtës dhe të djathtës, që është zoti Rama dhe çdo alternativë tjetër,. ata kanë një qasje ideo-politike që janë përtej të majtës dhe të djathtës.
Ka edhe një vetëm parti që përfaqëson të majtën demokratike që është “Lëvizja Bashkë”, që e ka treguar që në fillim, me gjuhë e me simbole që përfaqëson të majtën. Ne duam të përfaqësojmë këtë shtresë shoqërore që nuk i përfaqëson njeri. Nga ana tjetër “Lëvizja Bashkë” ka edhe një specifikë, kontradiktën e shikon me qeverinë, me sistemin e vjetër partiak, por bashkë me to edhe me oligarkinë ekonomike. Për të gjitha këto arsye, “Lëvizja bashkë” është një parti e veçantë që përpiqet ti thërrasë shumicës së popullit shqiptar”,-tha Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën