Shefi i spiunazhit të Gjermanisë paralajmëron për rritjen e sulmeve kibernetike ruse

14 Tetor 2024 | 21:47

Shefi i agjencisë gjermane të inteligjencës, Thomas Haldenwang, paralajmëroi të hënën se Rusia ka intensifikuar operacionet e saj të spiunazhit dhe sulmeve kibernetike.

Gjatë një seance dëgjimore në parlament, ai deklaroi se këto veprime po zhvillohen në mënyrë cilësore dhe sasiore.

Haldenwang theksoi se shërbimet e inteligjencës ruse janë të përfshira në aktivitete sabotazhi, përfshirë dërgimin e pakove me pajisje ndezëse jokonvencionale.

Ai nënvizoi se janë duke u vëzhguar veprime agresive nga shërbimet ruse të inteligjencës.

Martina Rosenberg, shefja e shërbimit të kundërzbulimit ushtarak MAD, theksoi se ka pasur një rritje shqetësuese të përpjekjeve për të spiunuar infrastrukturën kritike, duke përfshirë forcat e armatosura gjermane dhe dërgesat e armëve në Ukrainë.

Bruno Kahl, shefi i shërbimit të inteligjencës së jashtme BND, paralajmëroi se aktivitetet e spiunazhit të Rusisë kanë arritur nivelin më të lartë deri më tani.

Ai tha se Kremlini e sheh Perëndimin, dhe sidomos Gjermaninë, si armik, për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën.

Kahl përfundoi duke paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë të “testojë linjat e kuqe të Perëndimit” dhe ka mundësinë ushtarake për të sulmuar një vend perëndimor deri në vitin 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026