Hapja e grupkapitujve të parë të negociatave me BE, ministrja flet nga Luksenburgu
Është mbajtur sot në Luksemburg konferenca e dytë ndërqeveritar Shqipëri-BE ku është hapur grupkapitulli i parë i negociatave me Bashkimin Evropian.
Adea Pirdeni, ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tha në një intervistë për Euronews Albania nga Luksemburgu se grupkapitujt e hapur sot përmbajnë tematikat kryesore të shtetformimit duke nisur nga shteti i së drejtës, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe fusha të tjera me rëndësi.
“Grupkapitujt që përmbajnë tematikat kryesore të shtetformimit duke nisur nga shteti i së drejtës, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsioni dhe fusha të tjera si prokurimet publike. Është kapitulli që hapet i pari dhe mbyllet i fundit për shkak të rëndësisë. I gjithë ky proces është rezultat i një pune të madhe të një morie aktorësh shtetërore dhe jo që kanë ndikuar me kontributin e tyre. Dita e sotme shënon një fazë të re të negociatave për Shqipërinë që do të vazhdojë me intensitet. Rrugëtimi përpara nuk është i lehtë, por angazhimi maksimal të të gjitha strukturave shtetërore na mbush me bindjen se do ja dalim edhe në fazat e tjera të negociatave. Kali i betejës ka qenë reforma në drejtësi dhe të gjitha rezultatet e arritura prej saj”, tha ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West