Ndërhyrja e rrallë në tru, mjekët heqin masën tumorale me endoskopi nga syri

15 Tetor 2024 | 16:18

Pa kirurgji klasike me hapje të kafkës, por me anë të një sonde që kalon përmes syrit,  në sallat e shërbimit të  Neurokirugjisë në QSUT, ekipet e mjekëve neurorkiurg, okulist dhe maksilofacial të Spitalit Universitar të Traumës kanë mundur të heqin tumorin në kokën e një pacienti 67-vjeçar.

 “U realizua një operacion i veçantë, pa hapje të kockës, duke përdorur një rrugë të re e cila së fundmi është duke u eksploruar për potencialet e saj, ajo që quhet rruga transorbitale. Me rrugë endoskopike ne arritëm heqjen e plotë të një tumori, të një mishi të huaj që ndodhej brenda kokës,” –tha Artur Xhumari, shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë, pranë QSUT.

Një javë pas ndërhyrjes, Bashkimi, ndihet i lehtësuar nga sëmundja.

 “ Unë para ca kohe kam patur një shqetësim në kokë. Kisha tumor mbrapa syrit të majtë dhe vendosi të më operonte me sondë, jo me çarje dhe doli me sukses dhe jam shumë I kënaqur për punën që kanë bërë,” –tregoi Bashkimi.

Kjo teknikë e re jep më shumë garanci për pacientin dhe kohë më të shpejtë rikuperimi.

 “Operuam përmes syrit për të hequr një tumor që ishte brenda kokës duke bërë të mundur heqjen e plotë të tumorit dhe duke i pakësuar rrezikun të sëmurit që paraqet një operacion klasik për të hequr turmoret e kokës,” –tha Xhumari.

Tumoret e kokës janë raste jo të rralla me të cilët përballen mjekët neurokirurgë, pa një përcaktim moshe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026