Rama ndan foton me dosje në dorë, Shqipëria hap negociatat për grup-kapitujt me BE

15 Tetor 2024 | 17:12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë me anë të një postimi në Facebook lajmin se Shqipëria ka hapur zyrtarisht negociatat për grupkapitujt “Themeloret” me BE.

Në shkrimin që shoqëron foton e kryeministrit me një dosje në dorë, rama shkruan se ky është një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.

Rama ka shkruar gjithashtu se mbase përmbajtja e këtij Grupi-Kapitujsh dhe volumi i detyrave për t’u kryer, do t’ua ndriçojë fillin e arsyes atyre që ngritën akuza sipas tij të paarsyeshme kundër Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin.

Kryeministri ka ndarë gjithashtu se çfarë përfshijnë këto kapituj:

Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret”

  • -Funksionimi i institucioneve demokratike
  • -Reforma në administratën publike
  • -Gjyqësori dhe të drejtat themelore
  • -Drejtësia, liria dhe siguria
  • -Kriteret ekonomike
  • -Prokurim publik
  • -Statistikat
  • -Kontrolli financiar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026