Aktivisti kritikon kampin për emigrantët në Shëngjin: Skenë krimi për demokracinë
Me ardhjen e 16 emigrantëve të parë afganë në kampin e Shëngjinit, një grup aktivistësh zhvilluan këtë të mërkurë një aksion simbolik kundër këtij vendimi, i cili erdhi si marrëveshje mes dy shteteve, palës italiane dhe asaj shqiptare.
Një prej aktivistëve u shpreh që ky aksion, i cili jen si vazhdë e disa protestave kundër këtij vendimi, shpreh kundërshtimin kundër mënyrës së si emigrantët po trajtohen.
Ai kritikoi marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke theksuar se ajo ka forcuar pozitat e tyre në Perëndim, pa ofruar zgjidhje reale për çështjen e emigrantëve.
“Ne mendojmë që ky kamp është një skenë krimi që i bëhet demokracisë. Është një skenë krimi që ju bëhet emigrantëve që vijnë këtu, shqiptarëve dhe italianëve. Ky model nuk mund të jetë modeli që zgjidh çështjen e emigrantëve. Jemi të vetëdijshëm që është çështje e rëndësishme, por jo që të marrë përmasa zgjedhor dhe spektakolarizime të disa njerëzve. Kjo lloj marrëveshje nuk ka bërë asgjë veçse ka forcuar poztën e Ramës në perëndim dhe të Melonit para elektoratit të vetë. Ky është një model që nuk mund të ndiqet sepse është fundi i demokracisë perëndimore për të cilën është luftuar dhe besuar prej vitesh. Ky është një aksion simbolik,” –tha aktivisti nga kampi në Shëngjin.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve