“Parlamenti është në regres”, Manjani: Ja si i ka zgjidhur PS krizat e shkuara
Juristi, Ylli Manjani komentoi në Now me Erla Mëhillin situatën aktuale në Kuvend, duke e krahasuar me periudhën 1997-1999, kur protestat ishin të shpeshta dhe ndihmonin në gjetjen e zgjidhjeve, pavarësisht tensioneve.
Ai theksoi se përjashtimi i opozitës për një periudhë të gjatë nuk është i pranueshëm dhe se kjo i jep fund dialogut, duke çuar në përplasje.
Manjani sugjeroi që Partia Socialiste duhet të kthehet në një qasje konsensusi, ku si shembull solli Kuvendin e Servet Pëllumbit, ku nuk kishte përjashtime dhe gjithmonë gjendej një zgjidhje.
Ai e përshkroi parlamentin e sotëm si regresiv, duke e theksuar nevojën për të rikthyer diskutimin dhe bashkëpunimin mes palëve.
“Kuvendi i Servet Pllumbit pse e gjente zgjedhjen. E mbaj mend shumë mirë si ka qenë ai Kuvend. Dua të them që në të shkuarën, periudha 97-99 ka pasur mitingje përditë, na thyeshin xhama. Kishte protest PD përditë dhe vlerësohej chdo lëvizje, ishte e nxehtë ende 97-a. Gjehej gjithmonë një zgjidhje, qoftë edhe një pazar. Opozita duhet, nuk ka ndodhur më përpara që të përjashtosh 60 ditë gjysmën e opozitës, nuk shkon kjo. Ti e vendos me shpatulla për muri. I bie ka mbaruar Parlamenti. Gjysma e grupit me 60 ditë është jashtë ekstremit, gjysmën e sezonit jeni vetëm. Nuk shkon drejt dialogut, por shkon mes përplasjeve. Në këtë kuptim kam mendim që Partia Socialiste ka nevojë t’i kthehet kuvendit të Servet Pëllumbit, Jozefina Topallit, që gjendje konsensusi. Nuk kishte përjashtime. Në këtë kutpim them që parlamenti i sotëm është në regres,” –tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)