Rikthehen kampionatet kryesore, të dielën zhvillohet Liverpool-Chelsea
Pazuës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve i ka ardhur fundi, ndërsa nga mbrëmja e sotme rikthehen kampionatet kryesore të futbollit në Evropë, duke nisur në Bundesligë me duelin Dortmund-St Pauli.
Skuadrat kanë pasur afro 2 javë kohë për të rikuperuar dëmtimet apo përgatitur për ndeshjet e kësaj jave, por nuk duhen lënë pa përmendur dhe një pjesë e futbollistëve të cilët janë lënduar me ekipet përfaqësuese.
Sa i përket verdhezinjve të Dortmund ata luajnë në shtëpi ndaj një kundërshtari që në 6 javë ka grumbulluar vetëm 4 pikë.
Fitorja është rruga e vetme për të besuarit e Nuri Sahin të cilët në 5 javë kanë 2 humbje.
Në Franca ka një duel interesant ku Monaco pret Lilën, në një ndeshje që pritet të mos jetë aq e lehtë për vendësit.
Kjo për shkak të formës shumë të mirë të kundërshtarit, i cili ka mjaftueshëm kualitete për të synuar fitoren.
E shtuna dhe e diela po ashtu zbresin në fushë kampionë e nënkampionë, ekipe të mëdha e të vogla.
Një ndeshje e gjitha për tu shijuar është ajo mes Liverpoolit dhe Çelseas që luhet pasditen e së dielës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid