Chelsea pranë akordit me Sancho, Napoli dakordësohet me Al Ahli
Në ligat kryesore të futbollit, mbyllja e merkatos së transferimeve është çështje orësh, pasi pas mesnate nuk do të mund të kryhet më asnjë lëvizje.
Në bazë të rregullore, 30 gushti është afati i fundit për të perforcuar ekipin, konkretisht në Gjermani, Angli, Itali, Francë e Spanjë, ndaj drejtuesit nxitojnë për të finalizuar lëvizjet. Një prej tyre është Chelsea, që synon që deri në mbrëmje të zyrtarizojë afrimin e Jadon Sancho nga Manchester United. Sulmuesi nuk është në planet e Ten Hag, ndërsa largimi është opsioni i vetëm.
Juventus është një prej ekipeve të interesuara, si dhe Chelsea e cila duket më afër afrimit të futbollistit. Tratativat mes Napolit e Al Ahli për Osimhen kanë shkuar më së miri, me nigerianin që me gjasa i jep lamtumirën Europës.
Klubet kanë arritur akordin me njëra-tjetrën, megjithëse Osimhen nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë transferim. 80 milionë euro në arkat e Napolit, kontratë 4-vjeçare për sulmuesin që do të përfitonte 30 milionë euro në sezon, vlerë e cila pritet ta bindë atë.
Në rast refuzimi, do të synohet afrimi i Toney, teksa kujtojmë se Arabia Saudite ka ende afat sa i përket përfundimit të merkatos, që atje mbyllet më 2 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid