De La Fuente në pikëpyetje, Spanja ende nuk ka një kontratë për trajnerin
Pak muaj më parë triumfoi në finalen e kampionatit evropian, duke shpallur Spanjën kampione, por duket se e ardhmja e Luis de la Fuente është në diskutim.
Tekniku 63-vjecar i cili ka fituar trofe edhe me skuadrat zinxhir të përfaqësueses iberike është pa një kontratë me ekipin A. Këtë fakt e ka konfirmuar ai vetë, duke ngritur kështu kritikat ndaj federatës së futbollit.
“Jam trajner kampion Evrope, por jam pa kontratë, jam akoma me kushtet si trajner i U-21. Ky është një rast unik në botë”, ka pohuar de la Fuente.
Menjëherë pas kësaj deklarate mediat spanjolle kanë analizuar situatën ku kanë zbuluar se 63-vjecari, tanimë kampion evrope paguhet rreth 600 mijë euro në vit, pagë shumë e ulët krahasuar me kolegët e tij në përfaqësueset e tjera.
Dëshira e de la Fuente është një rishikim i plotë i kontratës duke përfshirë këtu edhe pagën, për të cilën federata i ka bërë me dije se nuk e ka si prioritet.
Një shuplakë kjo e rëndë në fytyrën e de la Fuente, i cili arriti të fitojë Euro 2024, ndërsa më pas refuzoi një sërë ofertash të ardhura drejt tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)