I shpallur në kërkim për skandalin e mikrokredive, arrestohet përmbaruesi gjyqësor
Një përmbarues i shpallur në kërkim për skandalin e mikrokredive është arrestuar nga policia.
Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për përmbaruesin gjyqësor Alban Kote i akuzuar për shpërdorim detyre.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, bëri me dije policia.
Prokuroria e Tiranës sekuestroi disa muaj më parë llogari bankare në vlerë 10 mln euro të administratorëve që u përfshinë në skemën e mashtrimit të kredive. Paratë i përkasin 10 personave dhe tre subjekteve, ‘MCA”, “ADCA” dhe ‘Final’ shpk.
9 persona, administratorë dhe përmbarues nga institucionet financiare Micro Credit Albania, ADCA, si dhe shoqërive përmbaruese Zig, FS, FLASH, u arrestuan.
Grupi dyshohet se është përfshirë në skema mashtrimi në dëm dhjetëra mijëra qytetarëve, të cilët kishin marrë kredi. Në total bëhet fjalë për 10 milionë euro, ndërsa akuza e ngritur ndaj tyre është ajo e “pastrimit të parave”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk