Leclerc dominoi në Austin, ndërsa Norris u penalizua në favour të Verstappen
Charles Leclerc arriti një fitore të jashtëzakonshme në “United States Grand Prix” kur piloti “monegasque” kryesoi binomin e Ferrari-t përpara Carlos Sainz në një fundjavë pozitive në Teksas.
Gjithcka filloi në start kur ai përfitoi nga beteja mes Lando Norris dhe Max Verstappen që përfundoi me një penallti për britanikun në favor të holandezit.
Norris u duk në pozita të mira në kthesën e parë por McLaren ishte përkrah Verstappen i cili e nxorri jashtë britanikun duke lejuar Leclerc të merrte vendin e 1-rë.
Prej aty “Monegasque” zhvilloi një garë pa gabime ndërsa Sainz përfitoi nga strategjia për tu renditur në vendin e 2-të përpara Verstappen pas daljes nga pit stop.

Spanjolli e mbylli garën 8.5 sekonda pas Leclerc. Kur gara hyri në xhirot e fundit, Norris e parakaloi Verstappen për vendin e 3-të pas një dueli të gjatë – por natyra e manovrës nxiti diskutime në radio dhe Verstappen me Red Bull u ankuan për një parakalim të parregullt nga ana e Norris dhe Mclaren që kaluan limitet e pistës.

Vendimi i komisarëve të pistës erdhi në favor të kampionëve në fuqi duke penalizuar me 5 sekonda Norris dhe rikthyer Verstappen në podium.
Oscar Piastri u rendit në vendin e 5-të pas shokut të skuadrës ndërsa George Russell e parkoi Mercedes në të 6-in pas nisjes nga “pit lane”. Sergio Perez shtoi pikë të vlefshme për Red Bull nga vendi i 7-të përpara Haas të Nico Hulkenberg.
Edhe Liam Laëson u rendit në zonën e pikëve pas të parës fundjavë në pistë këtë sezon. Ndërsa Franco Colapinto mbylli zonën e pikëve në vendin e 10 për Williams.
Lewis Hamilton, ishte piloti i vetëm që u tërhoq pas humbjes së kontrollit në pistë duke parkuar Mercedes-in në çakull.

LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes