Vuçiç mungon në samitin BRICS, Serbia përfaqësohet me katër ministra

21 Tetor 2024 | 22:08

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të hënën se nuk do të marrë pjesë në samitin BRICS, nikoqir i të cilit këtë vit është presidenti rus, Vladimir Putin, por që Serbia do të përfaqësohet me katër ministra.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), Vuçiç ka thënë se i ka treguar presidentit të Rusisë, përmes telefonit, se do të ketë një mori takimesh me zyrtarë evropianë gjatë kohës sa do të mbahet samiti BRICS, më 22-24 tetor.

“Do të dërgojmë një delegacion që do të përfshijë katër ministra, zëvendëskryeministrin, Aleksandër Vullin, ministrin e Mbrojtjes, Bratisllav, Gashiq, ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq dhe ministrin pa portofol, Nenad Popoviç”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka thënë se kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, do të vizitojë Beogradin më 23 tetor.

Vuçiç e ka përsëritur që Serbia nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai ka thënë se sipas rezultateve të disa sondazheve të opinionit publik, mbështetja e serbëve për BE-në dhe BRICS-in është 42 me 42 për qind, dhe që nuk e përjashton që situata do të mund të ndryshonte nëse do të deklarohej “ndryshe prej asaj që kam deklaruar deri më tani”.

BRICS, është forum joformal tregtar, i krijuar prej Rusisë, Kinës, Indisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026