Kryemadhi flet për operacionet: I kam paguar të gjitha unë! Meta s’e di sa kushtuan
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli këtë të martë në një konferencë për mediat.
Ku tha se ndihet e fyer nga deklarata e SPAK ku flitet për operacione të cilët kanë kushtuar 106 mijë euro.
Kryemadhi tha se këto operacione kanë qenë operacione shëndetësore, të cilat i ka paguar ajo e pë të cilat ish-Presidenti Ilir Meta nuk e ka idenë se sa kanë kushtuar.
“Ndihem shumë e fyer kur SPAK gënjen në deklaratën e tyre e thotë 106 mijë euro operacion. Të nderuar gazetarë e qytetarë. Në moshën 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë dy operacione të tjera, një 2013 një në 2015 dhe një para një viti e gjysmë ku është hapur nga maja e fytit deri në fund të barkut, Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar ai po e kam paguar unë “cash” dhe ai nuk e di sa ka kushtuar.
Po ua them në parantezë, Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë asnjë shishe ujë. Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksion në shkollat e fëmijëve të mi. Kam paguar unë drita dhe ujë, kam qenë unë ajo që ka marr edhe rrogën e ilir Metës në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politik.
Të më fali shumë Matilda Makoçi, Gregor Rama dhe Edi Rama, a e ka deklaruar Edi Rama operacionin e fëmijës së vet kur e ka pasur të sëmurë me kancer? Kush ia ka paguar, ku e ka bërë dhe si e ka bërë? A e ka hetuar SPAK këtë gjë? A do bëjë deklarat Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja për hetimin e shërimit të Edi Ramës?
Nxjerr SPAK-u faturën 1800 euro të heqjes së një lipome të fëmijës tim. Nxjerr SPAK faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion, duke nënkuptuar operacione plastike? Nuk kam bërë asnjë operacion plastik, po të bëja nuk kisha turp ta thoja”,-tha Monika Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet