Opozita protestë në Strasburg, nesër deputetët e PD para Parlamentit Europian
Pas protestave në Kuvendin e Shqipërisë, për herë të parë, të mërkurën e 23 tetorit deputetët e opozitës do të protestojnë para Parlamentit Europian në Strasburg, në të njëjtën ditë kur PE mblidhet në seancë plenare.
Burime bëjnë me dije se pritet të ketë një ndarje në dy grupe të deputetëve.
Njëri grup i deputetëve do të hyjnë brenda Parlamentit Europian për të zhvilluar takime me eurodeputetët, ku do i njoftojnë ata sa i takon situatës me opozitën në Shqipëri dhe grupi tjetër do të jenë para Parlamentit Europian me pankarta në duar për të protestuar.
Në protestë pritet të jenë rreth 30 deputetë. Kjo është hera e parë, që deputetët shqiptarë organizohen për të protestuar para Parlamentit Europian.
Kjo lëvizje e Partisë Demokratike vjen pas dënimit të Ervin Salinajit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’.
Deputetët opozitarë kërkojnë sensibilizim për kauzat e tyre, që nga përjashtimet nga Kuvendi, kërkesa për qeveri teknike, apo edhe dënimi i Salianjit e masa e sigurisë dhënë për Sali Berishën, të cilat i konsiderojnë të padrejta.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet