Avokati: Arrestimi i Metës shfaqje mediatike, gjithçka dukej e parapërgatitur
Avokati Përparim Çaça komentoi në Euronews Albania arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Ai tha se e gjitha kjo është bërë për shfaqje mediatike duke bërë që mënyra e arrestimit të ketë një bujë të jashtëzakonshme.
Çaça u shpreh se vendimi i gjykatës duhej të zbatohej por jo në formën më të ashpër të mundshme.
“Lajm i bujshëm do duhej të ishte arrestimi i z.Meta, por lajm i jashtëzakonshëm u bë më pas me mënyrën e arrestimit dhe zbatimin e vendimit të gjykatës. Ky zbatim i rregullave nuk duhet të ishte në këtë formë jo vetëm për ish-kryeministrin, ish-presidentin apo ish-kryetarin e Kuvendit, por as dhe për një qytetar të thjeshtë të vendit. Nuk kishte asnjë lloj situate për ta bërë në këtë formë arrestimin, por e gjitha kjo duket si e parapërgatitur më parë kur prisnin policinë, kamerat që duken si amatorë dhe arrestimi i tij ishte krejtësisht i panevojshëm. Vendimi i gjykatës duhet të zbatohet por duhet të ishte më “soft”, ashtu siç është bërë për eksponentët e tjerë të deputetëve të PS. Arrestimi i Metës u bë krejtësisht për shfaqje” tha avokati Çaça.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut