“Nuk i vëmë impiantet”, operatorët turistikë në Pogradec protestojnë kundër vendimit
Bizneset që operojnë përgjatë liqenit në qytetin e Pogradecit janë kundër vendosjes së impianteve të përpunimit të ujërave të zeza dhe atyre të përdorura.
Sipas operatorëve turistikë dhe bizneseve, këta sipërmarrës nuk duhet të përfshihen në aktin normativ për sa kohë impianti i përpunimit të ujërave të zeza dhe të përdorura që ka aktualisht Pogradeci përballon dyfishin e kapacitetit të sotëm.
Sipas operatorëve akti normativ nuk përjashton as bizneset e vogla që funksionojnë gjatë sezonit turistik.
Bizneset përgjatë vijës liqenore të Pogradecit kanë kërcënuar, së pari me mosblerjen e impianteve që variojnë nga 20 deri në 100 mijë euro dhe së dyti se do të shkojnë deri në mbylljen e aktivitetit.
Në fund të takimit operatorët turistikë i kanë drejtuar një peticion Kryeministrit, Kryetares së Parlamentit dhe Ministrisë së linjës.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
Rama: Patriotizëm nuk është të refuzosh investimet e huaja, por të rrisësh të ardhurat
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump