“Ja vdekje, ja liri!” Maliqi: Solidarizohemi me Ilir Metën, e arrestuan banditët

23 Tetor 2024 | 10:01

Përfaqësues të Partisë së Lirisë, janë mbledhur para ambienteve të GJKKO në mbështetje të kreut të partisë së tyre, Ilir Meta.

Ish-deputeti Lefter Maliqi tha për gazetaren e Euronews Albania, Sara Demushi se ditën e sotme ata janë paraqitur para ambienteve të GJKKO në shenjë solidariteti me presidentin e Partisë së Lirisë. Ai tha se në datë 29 tetor pritet të mbahet edhe protesta e dytë e madhe e mosbindjes civile nga opozita, ku tashmë sipas tij ka ardhur momenti për thirrjen “ja vdekje ja liri”.

“Zoti Meta nuk ka pasur dëshirë të ketë organizim nga ana e Partisë së Lirisë. Ne erdhëm në shenjë solidariteti, pasi organizmi do të jetë madhështor, gjigand në datën 29 kundër regjimit, kundër narko-shtetit dhe ka ardhur momenti për thirrjet ja vdekje ja liri, pasi nuk kemi më liri dhe as demokraci”,-tha Maliqi.

Maliqi gjithashtu komentoi mënyrën se si u ekzekutua arrestimi i ish-Presidenti Meta, duke e konsideruar atë një veprim banditesk nga njerëz civil e pa vendim gjykate të cilët marrin urdhra nga ai që ish-deputeti e quajti narko-shtet.

“Arrestimi banditesk ndaj ish-Presidentit, ish-Kryeministrit, një ndër figurat kryesore të historisë politike në Shqipëri, njeriu që ka qenë sovran i kombit dhe garant i Kushtetutës, ndaj tij janë përgatitur ndër vite disa kurthe deri te eliminimi i tij fizik. Atij i bën një arrestim banditesk me njerëz civil pa vendim gjykate në dorë dhe të filmuar nga narko-shteti”,-tha Maliqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026