Vuçiç takon Von der Leyen, fokus i bisedimeve anëtarësimi i Serbisë në BE
“Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë shumë të rëndësishme për përparimin e vendit”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të premten në Beograd.
Ai theksoi se Serbia do të punojë “me përkushtim” në rrugën drejt integrimit evropian.
Vuçiq u takua me shefen e KE-së Von der Leyen, e cila po qëndron në Serbi si pjesë e turneut të saj në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimi, ata diskutuan edhe për situatën gjeopolitike, për çështjen e Kosovës dhe për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian (BE).
Presidenti serb tha gjithashtu se Von der Leyen i kërkoi Serbisë të ketë “përputhje shumë më të madhe me politikat e jashtme të BE-së”.
Megjithatë, Vuçiç përsëriti gjithashtu se Serbia do të mbajë marrëdhënie tradicionalisht të mira edhe me vendet e tjera.
Negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit janë praktikisht të ngrira tash e disa vite, për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët