Shqiptarja nga Izraeli: E lehtësuar që u sulmua Irani, por presim kundërpërgjigje

26 Tetor 2024 | 12:21

Izraeli ka ndërmarrë një sulm të koordinuar ndaj Iranit në orët e para të kësaj të shtune. Sulmi vjen si kundërpërgjigje e një sulmi të mëhershëm të Iranit, i cili në fillim të muajit sulmoi me breshëri raketash balistike Izraelin.

“Ndjeva një fare lehtësie që u sulmua Irani”, kështu u shpreh për Euronews Albania, Ita Gani, një shqiptare e cila jeton në Izrael.

E pyetur nëse kanë kërkuar qytetarët e Izraelit një kundërpërgjigje të kësaj natyre ndaj Iranit, Gani tha:

“Nuk është vetëm një luftë ajrore, por edhe një luftë psikologjike shumë e madhe dhe lufta psikologjike për mua është shumë më e vështirë sesa sulmet që kryen Izraeli. Ne përditë kemi jetuar atë pjesë të kundërsulmit të cilët thonë do bëhet sot, do të bëhet nesër, pra gjithë kohën ne jetojmë me këto ndjenja të cilat me të vërtetë na japin një fare vështirësie dhe për tu përballur në jetë.

Ajo shtoi se megjithëse situata është e tensionuar jeta në Izrael vijon të jetë normale:

“Asgjë nuk mbyllet, por ama tension i luftës ekziston dhe kjo është një pengesë për ne. Lehtësia është se ne e mbaruam këtë fazë, por ne tani presim natyrisht edhe kundërsulmin e Iranit”, tha shqiptarja që jeton në Izrael.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania në emisionin Review nga Greta Topjana, ish-ambasadori Arben Çejku komentoi zhvillimet më të fundit lidhur me bisedimet...
20:45 | 11/04/2026

“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat

Të ftuara në panelin e Greta Topjana në Review në Euronews Albania, psikologia Eksena Qerici dhe aktivistja Lindita Pano folën mbi rastin e skandalit të...
21:22 | 08/02/2026

“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin Review në Euronews Albania me Greta Topjana ishte anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, e cila...
21:55 | 06/12/2025