Mbetjet toksike apo të rrezikshme, Gupi: Kanë dallim, duhet analizuar ngarkesa

27 Tetor 2024 | 19:40
Rreth 2100 tonelata mbetjesh industriale pritet të mbërrijnë në Shqipëri mbrëmjen e së hënës.
Mbetjet dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, të paketuara në 102 kontejnerë, sipas informacionit nga organizata joqeveritare amerikane Rrjeti i Aksionit të Bazelit.

Sipas avokatit Marsid Gupi,i cili ishte i ftuar në emision “Barometri”, ka një diferencë të rëndësishme midis mbetjeve toksike dhe atyre të rrezikshme.

“Mbetjet e rrezikshme quhen kështu për shkak të metaleve të rënda që përmbajnë, ndërsa ato toksike janë krejtësisht diçka tjetër,” shpjegoi ai.

Më tej ai sqaroi se kompania Kurum nuk është përgjegjëse për këtë eksport mbetjeshdhe se do duhet që fillimisht të kryhen hetime lidhur me origjinën e tyre, kompaninë eksportuese, llojin e mbetjeve që më pas të dilet në konkluzione përfundimtare.

“Kompania Kurum ka blerë disa filtra, që këto mbetje e filtron, i nxjerr në formë pluhuri dhe e depoziton diku. Kompania Kurum nuk eksporton mbetje, hera e fundit që ka marë mbetjet dhe ja ka dhënë një kompanie tjetër ka qenë para një viti. Kurum merret me trajtimin dhe asgjesimin e tyre. Kësaj ngarkese do duhet t’i bëhet analiza, a janë mbetje toksike apo të rrezikshme, a ka pasur komapnia licensën për ti eksportuar ato, a janë pjesë e ndonjë marrëveshje të ligjshme apo një afere. Janë disa hapa deri në fund, për të bërë zbardhjen e fakteve”, u shpreh Gupi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026