Policia kërkoi të lironin rrugën, Edmond Spaho: Kërcënimet e tyre nuk na ndalojnë
Deputeti i opozitës Edmond Spaho i cili është vendosur në Bradashesh për mosbindjen civile, duke folur për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, tha se kjo protestë është shprehje e zemërimit të qytetarëve për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale në vend por edhe për përpjekjet që mazhoranca po bën për të asgjësuar opozitën.
Ai shtoi se zgjidhja do jenë vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Kjo protestë është shprehje e zemërimit të qytetarëve për gjendjen ekonomike e sociale në vend, për përpjekjet që mazhoranca po bën për të asgjësuar opozitën.
Sikurse e dini zoti Berisha është në arrest shtëpie, është burgosur kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e po kështu kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është në proces gjyqësor. Në tërësi shqetësimi përfundon te zgjedhjet e lira e të ndershme”,-tha Spaho.
E ndërsa policia ka paralajmëruar të lirohet rruga, deputeti tha:
“Ne jemi të vendosur, thirrjet e kërcënimet e policisë nuk kanë për të arritur gjë”,-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë
Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, 5 viktima dhe 2 të plagosur në Antalia
Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid