Protestuesit solidarizohen me fëmijën, hapin përkohësisht rrugën në Bradashesh

29 Tetor 2024 | 18:56

Pas rreth një orë e gjysmë bllokim, qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Bradasheshit u hap përkohësisht, ku u lejua të kalonte një makinë brenda të cilës ndodhej një fëmijë i sëmurë.

Me kërkesë të deputetit të Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, protestuesit hapën rrugën për të lejuar kalimin e makinës me fëmijën.

Mbështetësit e opozitës treguan solidaritet me fëmijën e sëmurë duke mundësuar kalimin për të marrë ndihmën e nevojshme drejt spitalit.

Bllokimi i 6 akseve kryesore të vendit nga opozita mbrëmjen e kësaj të marte ka qenë përgjithësisht i qetë dhe pa përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Megjithatë një incident është regjistruar në rrethrrotullimin e Levanit, ku një qytetar ka tentuar që me automjetin e tij të çajë kordonin e protestuesve, të cilët kishin bllokuar aksin rrugor që lidh Levanin me Vlorën dhe Tepelenën.

Policia reagoi menjëherë ndaj këtij incidenti, duke ndërhyrë për të larguar automjetin dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës.

Shoferët e bllokuar në akset kryesore të vendit janë treguar relativisht të qetë dhe po presin me qetësi mbylljen e protestës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026