“Kthim pas nuk ka”, Noka mbyll protestën: S’do e shmangni dot më Surrelin
Është mbyllur pas tre orësh protesta e opozitës. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka tha në përfundim të protestës së mbajtur këtë të martë, se mosbindja civile do vazhdojë e se do të lajmërojnë për hapat që do të ndjekin më pas.
“Dua të falenderoj me mirënjohje të pafundme të gjithë të rinjtë e të rejat që iu përgjigjën ftesës së opozitës. Falenderoj qytetarët që shmangën dhe bënë gjithçka që të shmangnin përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre duke qëndruar në shtëpi.
Sot ka qenë një ditë e zezë për narko-shtetin. Ata kanë sjellë narko-policinë në çdo kryqëzim. Me këtë sjellje ata tregojnë se janë në panic dhe mosbindja civile po jep frytet e veta. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe për shqiptarët.
E shmangën sot Surrelin, por nuk e shmangin dot gjithmonë. Mosbindja civile, do vazhdojë. Do ju njoftojmë për hapat e radhës. Kthim pas nuk ka!”-tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta