Plan për të protestuar në Surrel? Lela e pranon: Është në planet e Opozitës

29 Tetor 2024 | 21:58

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth përshkallëzimit të mosbindjes civile të thirrur nga Partia Demokratike.

Ai tha se në “menynë” e protestës do të jetë edhe vajtja në Surrel ku ndodhet edhe banesa e kryeministrit Edi Rama.

“Është në menynë e opsioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës edhe vajtja në Surrel. Ka qenë është dhe do të jetë. Se kur e ka kohën nuk e di.

Është në meny, por se kur i vjen koha asaj gjelle të menysë, atij instrumenti që zoti Berisha ka përmendur si instrumente të mosbindjes civile, ne do e shikojmë në varësi të rrethanave, të situatave dhe në varësi të asaj që ka opozita si kryetemë, një qeveri teknike e cila nuk ia jep pushtetin as Mulit, as Saliut as Arianit dhe as Alfredit, por të thotë që në këtë vend pushtetet mund të merren me garë të hapur e të ndershme”,-tha Lela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pas një incidenti të ndodhur në...
15:51 | 25/06/2026

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026