“Më mohuan pensionin”, e moshuara: E lash Greqinë nga malli për Shqipërinë, këtu…
E moshuara Zhaneta Lamçe ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “People” në Euronews Albania për të diskutuar rreth problemeve të pensionistëve në Shqipëri.
Ndër të tjerat ajo tha se vetë ka pasur probleme me Institutin e Sigurimeve Shtetërore pasi sipas saj ky institut nuk i njeh 7 vite pune.
Pensionistja tha se ajo kishte jetuar në Greqi, por malli për vendin e bëri të kthehej, ndonëse atje e kishin këshilluar të mos kthehej pasi në Shqipëri, sipas tyre “e priste vetëm mafia”.
“Në 2016 grekët nuk kanë dashur të më linin të ikja, më thanë vetë grekët që ishin njerëz intelektualë, drejtorë, prokurorë që ku do shkosh ti në Shqipëri. I thash se do iki në Shqipëri, më kishte marrë malli shumë për vendin tim dhe marr leckat unë e kthehem këtu.
Ç’të gjeja më këtu unë, në 2017 dhe 2018 këto më mohuan dokumentet e pensioneve që sot e kësaj dite nuk po i marr. Më thanë grekët që sikur ta dinin, rri këtu, mos shko atje se vetëm mafia do të presi ty atje. Në 2010 e kisha mbyllur pensionin por do vazhdoja të merrja këstin e plotë por nuk ma dhanë e ndaj u detyrova të kthehesha,” tha pensionistja Lamçe.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij