Hetimet për ’21 janarin’, Tahiri në SPAK: U pyeta edhe për kallëzimin ndaj Bashës
Ish-ministri Sajmir tahiri është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur në lidhje me dosjen e 21-Janarit, në cilësinë e kallëzuesve për këtë çështje.
Jashtë ambienteve të SPAK, ku pati një pronocim të shkurtër për mediat, u shpreh se u pyet si protestues dhe në cilësinë e personit një kallëzim të bërë në vitin 2015 prej tij.
Tahiri theksoi se shpreson që cështja, për të cilën ai ka qëndruar rreth 1 orë e 20 minuta, të zbardhet dhe personat e përfshirq të mbajnë përgjegjësi.
Referuar fjalës së tij në Kuvend në 2015, Tahiri pretendon se Basha është personi që ka dhënë urdhër për hedhjen e lëndëve kimike mbi protestuesit.
“U pyeta për rolin që kam pasur në datën 21 janar dhe kallëzimin që kam bërë në vitin 2015. I qëndroj pikë për pikë asaj që kam thënë. Roli im ka qenë protestues. Të gjithë kemi qenë protestues. Është një ngjarje që duhet zbardhur. Shpresoj shumë të zbardhet” , tha ai për gazetarët pasi doli nga SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas